Home News A do të lejohen mbrëmjet e maturës? Besa Shahini bën të ditur...

A do të lejohen mbrëmjet e maturës? Besa Shahini bën të ditur vendimin

419
0

Mbrëmjen e djeshme ministrja e arsimit Besa Shahini me anë të një videoje live në rrjetet sociale, i ka kthyer përgjigje shume pyetjeve të ndryshme të maturantëve. Ajo ka treguar se rikthimi në shkollë nuk është i detyrueshëm dhe nëse ka nxënës që ndihen gati për provimet e maturës dhe pa bërë konsultime, atëherë ata mund të qëndrojnë në shtëpi.

Kthimi në shkollë nuk është i detyrueshëm. Ne po i hapim shkollat për maturantët ekskluzivisht për shkak se ju keni kërkuar që të keni konsultime me mësuesit tuaj përpara se të bëni provimin e maturës.

Ndaj, nëse ndiheni që mund të bëni provimin e maturës pa e bërë këtë konsultim, ju mund të qëndroni në shtëpi gjatë kësaj kohe, të punoni individualisht, por duhet të njoftoni drejtorin e shkollës para 11 majit, në mënyrë që të planifikojmë uljen e nxënësve nëpër klasa dhe distancimin social për ata që shkojnë në shkollë, ka thene Shahini.

Po ashtu Shahini ka bërë të ditur se këtë vit nuk do të ketë mbrëmje mature. Kjo sepse janë festa që nuk mundësojnë distancimin social mes nxënësve. Për fat të keq, jo. Mbrëmjet e maturës nuk do të lejohen. Janë festa që nuk mundësojnë distancimin social mes nxënësve, kështu që sivjet ato do të anulohen dhe do te gjejmë forma të tjera për të festuar, u shpreh ministrja.