Home News A do rivendoset rikthimi i masave drastike të izolimit pas rasteve rekord?...

A do rivendoset rikthimi i masave drastike të izolimit pas rasteve rekord? Përgjigjet kryeinspektorja dhe tregon për dënimet që do nisin

417
0

Drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor, Dr. Areti Beruka, tha në rubrikën Opinion se Komiteti i Ekspertëve në Ministrinë e Shëndetësisë nuk do të vendosë rikthimin e masave drastike të izolimit, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.

Zyrtarja e lartë theksoi se do të ketë dënime për të gjithë shkelësit e rregullave dhe nuk do të tolerohet asnjë person, pasi sipas saj, rritja e kurbës lidhet pikërisht me mosrespektimin e masave nga qytetaret.

Rregullat janë shkelur, ndaj kemi pasur rritje të të infektuarve me koronavirus keto dite. Ne nuk jemi për kthimin mbrapsht, edhe në vendimin e djeshëm të Komitetit. Pra, nuk duhet te mbyllemi perseri, por te ndeshkimi i mosrespektimit të masave. Nuk do të ketë tolerancë për shkelësit e rregullave, tha Beruka.