Home Menyre Jetese A do largohesh nëse Sali Berisha vjen në krye të PD? ...

A do largohesh nëse Sali Berisha vjen në krye të PD? Ja cila eshte pergjigja e Ervin Salianjit

133
0

Deputeti i PD, Ervin Salianji, ka folur sot në një intervistë televizive për zhvillimet në selinë blu. Salianji ka folur gjithashtu edhe për ish kreun e PD-së, ku tha se me Lulzim Bashën nuk ka komunikim, ndërsa i pyetur nëse do largohet nga partia nëse Sali Berisha vjen në krye të saj, ai tha se nuk do ta bëjë këtë.

Salianji tha se dalja kundër Bashës nuk është çështje personale por është çështje përfaqësimi.

“Në 7 mars ka qenë komunikimi i fundit me Bashën, kur i kam kërkuar të japë dorëheqjen. Nuk kam komunikim pas atij momenti.

Do jem në PD kushdo të jetë kryetar, qëndrimet publike dhe shqetësimi im që PD duhet të ketë marrëdhënie strategjike me SHBA dhe në këtë sens do bëj çdo gjë që këto marrëdhënie të jenë në këtë sens. Nuk bie dakord me sulmet ndaj ambasadores Yuri Kim, ne nuk kemi betejë me asnjë përfaqësues amerikan, duhet dhënë fund debateve të brendshme në parti”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here