Home Menyre Jetese 30 vite më i madh, mbesa e princeshës Dianës martohet me super...

30 vite më i madh, mbesa e princeshës Dianës martohet me super miliardierin, fotot befasuese

221
0

Lady Kitty Spencer është martuar një ditë më parë me manjatin e modës, Michael Lewis, në një ceremoni ku ishin të ftuar miq të shoqërisë së lartë dhe familja.

Mbesa e Princeshë Dianës tha Po dua para gjithë të ftuarve që qëndronin në heshtje në Villa Aldobrandini në Frascati, një rezidencë mahnitëse e vendit me pamje nga Roma.

Mediat e huaja shkruajnë se dasma, ku morën pjesë një mori personazhesh të famshëm dhe aristokratë, ishte kulmi i një feste të madhe në fundjavë në kryeqytetin italian, që nisi që të premten në mbrëmje.

Me çiftin u bashkuan motrat e Lady Kitty, binjaket Eliza dhe Amelia, Viscountess Emma Weymouth me bashkëshortin e saj, Ceawlin Thynn, markezja e Bath, ylli i popit Pixie Lott dhe i dashuri model i saj, Oliver Cheshire dhe shumë të tjerë.

Gjithashtu ishin të pranishëm edhe tre fëmijët e rritur të 62-vjeçarit Lewis, nga një martesë e mëparshme. 30-vjeçarja Kitty, fëmija i madh i vëllait të Diana Earl Spencer, duket se ka krijuar një marrëdhënie të fortë me fëmijët e bashkëshortit të saj, i lindur në Afrikën e Jugut.

E duke qenë se dasma u mbajt në Itali, shtëpia e modës Dolce dhe Gabbana, luajti një rol kryesor. Disa nga të ftuarit, përfshirë Viscountess Weymouth, DJ Marjorie Gubelmann dhe stilisten Jade Holland Cooper, u veshën me veshjet e Dolce dhe Gabbana.