Home News 10 turiste thyejne karantinen ne Indi/ Denimi qe kane marre te le...

10 turiste thyejne karantinen ne Indi/ Denimi qe kane marre te le pa fjale

686
0

Koron.avirusi ka shkaktuar nje periudhe të vështire për turistët nga e gjithë bota. Të udhëtosh në kohë pandemike nuk është aspak e lehtë, me kufizimet që askush nuk i pëlqen vërtet. Shumë kufizime, madje edhe për nisjet.
Në disa raste ka pasur turistë të detyruar të qëndrojnë në vendet e vizituara. Me pamundësinë e kthimit në vendin e origjinës. Shumë episode, me trafikun ajror të mbyllur e deri tek tragetet per kthimin ne vendin ku jetojene.

Pra, për ata pak turistë që sot kanë guximin të udhëtojnë, këshillohet kujdes. Jo vetëm për të shmangur rreziqet e infektimit, por edhe për të shmangur shqiptimin e dënimeve të rënda në lidhje me respektimin e karantinës.

Kjo ndodhi me 10 turistë në qytetin Indian të Rishikeshit. Dënim të veçantë për turistët në Indi. Grupi prej 10 turistësh shkelën rregullat kufizuese të zbatuara në emergjencën Koron.avirus . Ata në thelb shkelën karantinën. Ndodhi në qytetin e Rishikesh.
Zyrtarët e qytetit u thanë mediave lokale se u duhej të vendosnin ndëshkim për 10 turistë. Të cilët janë me kombësi Australiane dhe Meksikane. Shkelja e karantinës shkaktoi një dënim shumë kurioz.

Turistët janë detyruar të shkruajnë një fjali 500 herë: “Unë nuk kam respektuar rregullat e karantines dhe më vjen shumë keq”. Fati i mire i buzeqeshi kete here se mund ta paguanin me shtrenjte denimin, mund te shkonin deri ne heqje lirie sipas rregullores qe ka vendosur India.